BMW sjell modelin e rifreskuar M760Li

BMW sjell modelin e rifreskuar M760Li

Auto&Tech March 20, 2019 - 12:10
Lexoni detajet!

Kompania BMW ka vendosur të rifreskoj shumë modele të saj, por fokusi kryesor ka qenë tek modeli 750i, transmeton Zeri.info. Edhe pse kjo limuzinë e pajisur me motor V8 është njëra nga modelet më të shitur të 7 Series, xhevahiri kryesor është versioni M760Li, i cili është modeli i vetëm i pajisur me motor 6.6 litërsh Twin Turbo V12, i cili prodhon hiq më pak se 600 kuaj fuqi, shkruan "Zëri.info". 

Dhe kjo fuqi mundëson që shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, ta arrij për vetëm 3.6 sekonda. Shpejtësia maksimale e BMW M760Li në mënyrë elektronike është e kufizuar në 250 km/h, por nëse zgjidhet pakoja opsion M Driver’s Package, kjo shpejtësi shkon në 305 km/h.

Dhe e tërë kjo fuqi nuk nënkupton edhe harxhime të mëdha të karburantit, pasi harxhimet për vozitje të kombinuar janë vetëm 12.4 litra për 100 kilometra të kaluara./ZERI

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image