Apple lëshon iOS 12.3 – këto janë risitë

Apple lëshon iOS 12.3 – këto janë risitë

Auto&Tech maj 13, 2019 - 22:04
Lexoni detajet

Apple ka lëshuar të hënën versionin 12.3 të sistemit të saj operativ mobil, iOS.

Në iPhone e iPad, iOS 12.3 sjell një aplikacion të ri për TV, i cili, ndër të tjera, përfshin një veçori që thjeshtëzon abonimet në platforma të ndryshme, duke i bërë bashkë në një aplikacion të vetëm.

iOS 12.3 po ashtu përmirëson disa të meta dhe sjell përmirësime për Apple News+, Apple Music, Apple TV Remote, AirPlay 2, Carplay, e të tjera.

Për të shkarkuar versionin e ri të sistemit duhet të hyni në Settings – General – Software Update.

Image

Image

Image