Tinder do të lansoj versionin ‘lite’ të aplikacionit, për vendet në zhvillim

Tinder do të lansoj versionin ‘lite’ të aplikacionit, për vendet në zhvillim

Auto&Tech May 15, 2019 - 13:10
Lexoni detajet e fundit

Match Group është duke u përgatitur për të lansuar një version ‘lite’ të aplikacionit Tinder për vendet ku ka internet më të kufizuar në shpejtësi, sipas CEO, Mandy Ginsberg.

Derisa nuk është caktuar një datë specifike për lansimin e aplikacionit, Ginsberg tha se do të fillonte së shpejti. Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Facebook tha se po lansonte produktin e tyre të takimeve romantike, në disa vende në zhvillim.

Duke folur për investitorët, Ginsberg shpjegoi pse ajo mendon se koha është tani për të nisur Tinder Lite:

Tinder Lite do të jetë një aplikacion më i vogël për shkarkim. Kjo do të kërkojë më pak hapësirë ënë telefonin tuaj, duke e bërë Tinder më efektiv, madje edhe në zona më të largëta. Dhe mbani në mend, këto janë rajone ku përdorimi i të dhënave ende vjen me një çmim”.

Futja e Tinder Lite vazhdon në linjë me lansimin e produkteve Lite nga kompani të tjera të teknologjisë që duan të zgjerojnë shtrirjen e tyre në vendet në zhvillim.

Shërbimet si Facebook Lite dhe YouTube Go kanë tendencë të jenë më të vogla në përmasa dhe të shkojnë pak më lehtë në konsumin e të dhënave duke lënë mënjanë disa veçori që nuk konsiderohen absolutisht të nevojshme.