Apple paralajmëron përdoruesit për 'dëmet' që do sjellin përditësimet e reja

Apple paralajmëron përdoruesit për 'dëmet' që do sjellin përditësimet e reja

Auto&Tech May 23, 2019 - 16:52
Lexoni detajet

Kompania gjigante e teknologjisë ‘Apple’ ka paralajmëruar përdoruesit e smartfonit ‘iPhone’ për një përditësim të fundit që ka të ngjarë të ngadalësojë dukshëm pajisjen.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut (CMA) në Britaninë e Madhe shprehu shqetësime në vitin 2017 se përdoruesit nuk kishin kuptuar që një përditësim i sistemit operativ mund të ndikonte në ecurinë e telefonit.

Atëherë, përdoruesit e iPhone riparuan pajisjet e tyre ose i zëvendësuan bateritë pa pasur nevojë.

Tani thuhet se do të ndërmerren veprime ligjore nëse Apple nuk paralajmëron për dëmet paraprake që sjellin përditësimet.

CMA shtoi se Apple ishte gati të nënshkruante një kontratë për të paraqitur transparencë më të madhe kundrejt përdoruesve.