Mercedes-Benz CLS i ri do të jetë më i lirë

Mercedes-Benz CLS i ri do të jetë më i lirë

Auto&Tech May 26, 2019 - 09:25
Lexoni detajet

Aplikimi për patentë, tregon për çmim më të lirë të kësaj makine.

Të gjithë ata që e duan një Mercedes-Benz E-Class praktik, por e duan stilin luksoz që e ofron një kupe, atëherë zgjedhin modelin CLS, transmeton Telegrafi.

Kompania gjermane, e ka krijuar këtë model me katër dyer më 2004, që tani është në gjneratën e tretë.

Ky model bazë i CLS të ri, fillon nga 69,200 dollarë, që është për 10,000 dollarë më shtrenjtë se E-Class. Me 70 mijë dollar, mund të blihet CLS me 3.0 litra që prodhon 362 kuaj fuqi, ndërsa ofron nëntë shpejtësi automatike.

Kjo duket se është fuqi e konsiderueshme për një CLS elegant, ndërsa aplikimi për patent në United States Patent and Trademark Office, që e ka zbuluar Motor1, tregon edhe për diçka tjetër.

Sipas patentës, CLS i ri do ta ketë motorin me 2.0 litra që prodhon 241 kuaj fuqi, nëdrsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.1 sekonda. Ngadalësimi që i është bërë, ka bërë që modeli të jetë edhe më i lirë dhe i përballueshëm në treg.

Kur të lansohet Mercedes-Benz CLS pritet të ketë çmim bazë prej 62 mijë dollarëve. Të gjitha ndryshimet duket se janë nën kapak, ndërsa pjesët estetike mund të kenë vetëm ndryshime të lehta.

Image

Image

Image

Image