A e keni ditur se uji i nxehtë e kthen veturën e shtypur në gjendjen e mëparshme?

A e keni ditur se uji i nxehtë e kthen veturën e shtypur në gjendjen e mëparshme?

Auto&Tech qershor 07, 2019 - 13:42
Lexoni detajet

Kjo video vjen diku nga Azia Jugore, që në shikim të parë shfaqë një veturë të shtypur keq dhe pas spërkatjes me ujë të valë mbi zonën e prekur, vetura arrin të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Sigurisht se nuk e keni ditur se uji i nxehtë mund ta bëjë këtë në veturën tuaj, në pjesën ku e keni shtypur atë. E gjitha çfarë ju duhet që ta rregulloni vendin ku e keni goditur veturën është ujë të valë dhe pak fuqi.

Kjo me të vërtetë është e pabesueshme. Na ka ndodhur të gjithëve që ta dëmtojmë pjesën e përparme të automjetit, por nuk e kemi ditur se mund ta rregullojmë kaq lehtë, transmeton lajmi.net.

Për ta vërtetuar vërtetësinë e kësaj videoje, ju duhet ta provoni këtë në veturën tuaj nëse e keni dëmtuar atë kohët e fundit.

Por, shikojeni videon se si vetura kthehet në gjendjen e mëparshme pas lagies me ujë të valë dhe pas shtyrjes nga ana e brendshme nën kapakun e veturës.