WhatsApp do sigurojë që të mos dërgoni fotografi gabimisht

WhatsApp do sigurojë që të mos dërgoni fotografi gabimisht

Auto&Tech June 18, 2019 - 13:58
Detajet

WhatsApp po punon në një veçori të re për të siguruar që përdoruesit të mos dërgojnë gabimisht fotografi në kontaktin e gabuar, transmeton lajmi.net.

Në përditësimin e ri të WhatsApp beta, përdoruesit mund të shohin emrin e marrësit nën titull, për të kontrolluar dy herë emrin e personit të cilit ata po dërgojnë një imazh, raportoi mspoweruser.com.

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook është duke përdorur funksionin në versionin më të fundit të aplikacionit Android Beta.

Sipas raportit, përdoruesit e WhatsApp Beta në Android duhet të kenë versionin 2.19.173 për të testuar veçoritë.

Kompania do sigurohet që ta theksojë qartazi emrin e kontaktit nëpërmjet dizajnit të ri, në mënyrë që të reduktojë mundësinë për gabime të këtilla.