Këtë verë fillon dërgimi i porosisë me dron

Këtë verë fillon dërgimi i porosisë me dron

Auto&Tech June 21, 2019 - 13:44
Detajet

Uber Elevate, krahu ajror i shërbimit Uber, njoftoi javën e kaluar se do të fillojë një ofrim të ushqimit të shpejtë me anë të shërbimit të dronit, më vonë këtë verë në San Diego.

Megjithatë, destinacionet e shpërndarjes nuk do të jenë shtëpi apo ndërtesa banimi, por në vend të kësaj do të jenë “zonat e përcaktuara të zbarkimit të sigurt”, sipas raporteve.

Këto zona uljeje mund të përfshijnë çatinë e një automjeti Uber të parkuar. Një ndërlidhës Uber do të marr paketën dhe do t’ia dorëzoj atë konsumatorit.

McDonald’s është një nga partnerët e Uberit dhe po zhvillon paketime speciale për të mbajtur ushqimin e nxehtë dhe të paprekur gjatë pjesës ajrore të një dërgese.

Poashtu, Walmart thuhet se ka depozituar më shumë patenta për dron se Amazon, për të dytin vit radhazi.

Megjithatë, Wing Aviation, e cila është në pronësi të kompanisë Google, njoftoi në prill se ka marrë gjithashtu certifikim nga FAA për të filluar shpërndarjen e paketave të vogla në dy komunitete rurale në Virginia.