Në Kosovë organizohet ndër ngjarjet më të mëdha të automobilizmit

Në Kosovë organizohet ndër ngjarjet më të mëdha të automobilizmit

Auto&Tech June 24, 2019 - 16:24
Lexo Detajet

Grupi në rrjetin social Facebook “Marakli t’kerreve” dhe grupi i njohur ndërkombëtar “One Life Rally” do të organizojnë në ngjarje të automobilizmit, të enjten më 27 qershor në hapësirat e brendit Shell në Sllatinë.

Sipas njoftimit të Shellit, në këtë eveniment pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin super marka të veturave si: Buggati, La Ferrari, McLaren etj.

Në ngjarje po ashtu pjesëmarrës do të jenë Youtuberi i njohur Vidali Zdorovetskiy dhe e dashura e tij Kinsley Wolanski, e cila u bë e njohur pasi hyri në fushë pothuajse e zhveshur në finalen e Ligës së Kampionëve Liverpool-Tottenham, përcjell zeri.info.

Komunikata e plotë

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ngjarjen më të madhe të automobilizmit, të organizuar nga grupi i rrjetit social në Facebook Marakli t'kerreve! dhe atij ndërkombëtar One Life Rally. Ku këta të fundit do të vijnë, nga disa vende të ndryshme të botës.

Andaj për ju Marakli t`kerreve.! Veç muzikës, pijeve, ushqimeve, do të ketë edhe 80 super vetura që kanë çmime milionëshe si Buggati, La Ferrari, Mc Laren e shumë marka të njohura të veturave të shtrenjta. Mysafir special do të jetë Youtuberi i njohur, Vitaly Zdorovetskiy dhe e dashura e tij Kinsley Wolanski. Kjo ngjarje unike mbahet në hapsirat e brendit nr.1 ne Botë Shell-Sllatinë me datë 27.06.2019 ne ora 15:30. Super veturat me super brendin Shell V-Power

Ky është artikull i sponsorizuar.