Kompania softuerike “Prosperoware” hap zyret e reja në Prishtinë

Kompania softuerike “Prosperoware” hap zyret e reja në Prishtinë

Auto&Tech korrik 09, 2019 - 10:26
Lexo më shumë detaje

Vazhdojnë zgjerimet e punësimet tek kompanitë softuerike në Kosovë

Kompania softuerike në zë “Prosperoware” ka njoftuar opinionin se ka hapur zyrtarisht zyret e reja në qytetin e Prishtinës.

“Prosperoware” është një kompani lidere softuerike me bazë në SHBA që krijon softuer për firma ligjore, departamente ligjore të korporatave, si dhe firmat e shërbimeve profesionale, si në SHBA poashtu edhe në Britani të Madhe. Disa nga kompanitë më të njohura si dhe firmat ligjore më prominente në botë përdorin programin e zhvilluar gati në tërësi në Kosovë.

Produktet qe ofron “Prosperoware” kanë për qëllim transformimin e mënyrës së punës së profesionistëve duke ua mundësuar firmave ligjore që të sigurojnë të dhënat e klientëve të tyre, të punojnë në mënyrë më efikase, duke optimizuar resurset e tyre dhe ulur kostot, si dhe t’i sjellin më shumë vlerë klientëve duke siguruar njëkohësisht profitabilitetin e firmës.

Kompania ka më shumë se 270 klientë të cilët variojnë në madhësi duke filluar kështu nga disa profesionistë deri tek më shumë se 14,000 përdorues.

Zyra e re që është hapur në qendër të Prishtinës ka 1200 m 2 dhe është e shtrirë në 5 kat në tërësi. Kjo zyre vjen me 5 dhoma takimi, 2 dhoma konferencash të mëdha, një kuzhinë të madhe bashkë me një sallë pritjeje, si dhe 4 kat zyre të tjera, të gjitha moderne dhe me shumë hapësirë.

“Prosperoware” në Kosovë ka si qëllim primar të sjell ndryshime pozitive ne shoqëri duke mundësuar fuqizimin e të rinjve. Kjo reflektohet edhe me moshën mesatare së të punësuarëve brenda kompanisë e që është vetëm 24 vjeç. Brenda një periudhe 2 vjeçare, “Prosperoware” ka arritur të ngritë një ekip prej rreth 60 profesionistësh – një numër ky që konsiderohet mbresëlënës duke pasur parasysh që kompania në Kosovë fillet e para i ka pasur me vetëm 2 profesionist.

“Kjo po ashtu na bën një ndër zyret më të mëdha të prezencës globale të ‘Prosperoware’ nga gjithë 4 zyret me lokacione të ndryshme sikurse ato në Philadeliphia, Chicago, Londër dhe Mumbai”, kanë thënë pjesëtarët e kompanisë ”Prosperoware” për “Zërin”.

Historia e suksesit të “Prosperoware” në Kosovë është një histori e cila paraqet një shembull për kompanitë e tjera softuerike se Kosova është një zgjedhje e shkëlqyer për investitorët e jashtëm, njofton gazeta “Zëri”. 

Image