YouTube Premium do të mundësoj shkarkimin automatik të videove

YouTube Premium do të mundësoj shkarkimin automatik të videove

Auto&Tech July 13, 2019 - 23:41
Lexoni detajet

Një nga veçoritë e Netflix është se shërbimi është mjaft i zgjuar për të shkarkuar automatikisht videot për shikimin pa internet.

Shërbimi shkarkon videot për shfaqjet televizive që po shikoni aktualisht, në mënyrë që t’i mbani dhe t’i qaseni atyre edhe nëse nuk keni lidhje interneti.

Tani duket sikur YouTube dëshiron të bëjë diçka të ngjashme.

Sipas një raporti nga Android Police, duket se YouTube po teston një veçori të re për abonentët e YouTube Premium ku u japin mundësi përdoruesve të shkarkojnë videot automatikisht në emër të përdoruesit.

Sipas përshkrimit, duket se këto do të bazohen në temat e preferuara të zgjedhura nga përdoruesi ku përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nga kanalet dhe tematikat e ndryshme.

Nëse kjo tingëllon e njohur, ndodh për shkak se vetëm muajin e kaluar, YouTube krijoi një veçori të ngjashme për YouTube Music, ku shërbimi i transmetimit automatikisht do të shkarkojë deri në 500 këngë që mendon se ju pëlqejnë.

Duket të jetë një trend në rritje në të cilin këto shërbime po përpiqen të lehtësojnë qasjen tonë në përmbajtjen e tyre, veçanërisht kur nuk kemi internet dhe ende duam të shikojmë videot tona ose të dëgjojmë muzikë. /Telegrafi/