Porsche Exclusive 718 Spyder - (Foto)

Porsche Exclusive 718 Spyder - (Foto)

Auto&Tech July 16, 2019 - 13:33

Në repartin e Porsche-s në të cilin janë të angazhuar për përmbushjen e dëshirave të ndryshme të blerësve, këtë herë janë marrë me modelin e prezantuar kohë më parë, 718 Spyder, transmeton Zeri.info.

Image

Në maje të ofertës së modeleve me dy ulëse të Porsche me motor qendror, janë modelet 718 Cayman GT4 dhe 718 Spyder, ndërsa risia kryesore është se modelin nga seria 718, e lëviz motori atmosferikë 4.0 litërsh Boxer, me 6 cilindra.

Image

Dhe përderisa shumica mendojnë se në modelin Spyder nuk ka asgjë për të përmirësuar, në repartin artistik ‘Porsche Exclusive Manufaktur’, për blerësit që janë të gatshëm të paguajnë, kanë përgatitur disa detaje të cilat modelin 718 Spyder e ndan nga versioni standard.

Image

Përveç ngjyrës së posaçme të kaltër të karrocerisë, Spyder është zbukuruar edhe me shtëpizë me ngjyrë të zezë të dritave, dorëza të dyerve me ngjyrë të zezë dhe fellne të zeza mat. Nuk është bërë e ditur se sa elementet në fjalë mund të ndikojnë në rritjen e çmimit bazë të Spyder (93.350 euro në Gjermani), i cili vjen me marsh manual me 6 shpejtësi i cili vjen në kombinim me motorin me 420 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 420 Nm, çka mjafton që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, ta arrij për 4.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 301 km/h./ZERI