Mbyllet fabrika që falsifikonte makinat 'Ferrari' dhe 'Lamborghini' (foto)

Mbyllet fabrika që falsifikonte makinat 'Ferrari' dhe 'Lamborghini' (foto)

Auto&Tech July 17, 2019 - 13:05
Lexoni më shumë detaje

 

Policia braziliane mbylli një fabrikë të paligjshme ku prodhoheshin makina të rreme të markave të njohura Ferrari dhe Lamborghini.

Policia tha se me akuzat për shkelje të pronës industriale, ata arrestuan një burrë dhe djalin e tij në pronësi të një punëtorie në shtetin jugor të Santa Clara, raporton zeri.info.

Image

Makinat u ofruan për blerje përmes rrjeteve sociale me një çmim prej 45,000 deri 60,000 dollarë, që është vetëm një pjesë e çmimit të makinave origjinale.

Policia nuk ka specifikuar se cilat lloj të pjesëve janë inkorporuar në makina, por kanë publikuar fotot e modeleve të hijshme me emblemat e markave italiane.

Aksioni policor pasoi pas ankesave të kompanive italiane.

Tetë automjete të përfunduara pjesërisht u konfiskuan dhe policia thotë se po hetojnë akoma se sa të tjera janë nxjerrë në shitje./Zeri