Instagrami largon ‘pëlqimet’ për përdoruesit e të gjithë botës

Instagrami largon ‘pëlqimet’ për përdoruesit e të gjithë botës

Auto&Tech July 18, 2019 - 13:39
Detajet

Rrjeti popullor social ‘Instagram’ ka larguar numrin e pëlqimeve të një postimi për përdoruesit e tij.

Sipas ‘Instagram’, ky përditësim i ri është vendosur si një mënyrë për t’iu larguar frikën personave që nuk marrin pëlqime mjaftueshëm, transmeton lajmi.net.

Një përditësim i tillë ende nuk është vërejtur në Kosovë, megjithatë rrjeti social në pronësi të kompanisë ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ndryshimi do të ndodh në mbarë botën.

Përdoruesit që kanë ngarkuar fotografinë do jenë në gjendje të shohin numrin e pëlqimeve, por pa një mundësi të tillë për ndjekësit e tyre.

Drejtori Australian i Politikave të Instagramit, Mia Garlick, tha se metoda e re ishte duke u provuar përkohësisht dhe Instagram do të reagonte ndaj prapaveprimeve të përdoruesve.