Anija kozmike e Indisë Chandrayaan-2 ka filluar orbitojë rreth Hënë

Anija kozmike e Indisë Chandrayaan-2 ka filluar orbitojë rreth Hënë

Auto&Tech August 20, 2019 - 19:39
Lexoni detajet

Në njoftim e ISRO-së theksohet se Chandrayaan-2, e cila është larguar nga bota para një muaji, tashmë me sukses ka hyrë në orbitën e Hënës.

Anija kozmike pa pilot e Indisë "Chandrayaan-2" ka filluar orbitimin e saj rreth Hënës, njoftoi Organizata e Kërkimit Hapësinor të Indisë (ISRO.

Në njoftim e ISRO-së theksohet se Chandrayaan-2, e cila është larguar nga bota para një muaji, tashmë me sukses ka hyrë në orbitën e Hënës.

Më tej njoftohet se Chandrayaan-2 do të vazhdojë orbitimin përreth Hënës derisa të arrijë 100 kilometra në sipërfaqen e Hënës.

Chandrayaan-2 pasi të arrijë këtë distancë planifikohet të zbarkojë automjetin hulumtues më 7 shtator midis dy kraterëve në polin jugor të Hënës, ku pritet të hulumtojë kraterët për të cilët mendohet se kanë 100 milionë ton ujë.

India, anijen kozmike Chandrayaan-1, e kishte dërguar në vitin 2008 në Hënë, ndërsa edhe në vitin 2014 kishte dërguar një anije në orbitën e Marsit.