Një hakeri do t’i konfiskohen monedha digjitale në vlerë rreth 1 milion dollarë

Një hakeri do t’i konfiskohen monedha digjitale në vlerë rreth 1 milion dollarë

Auto&Tech gusht 23, 2019 - 16:11
Lexoni detajet

Një gjykatë në Londër urdhëroi të premten konfiskimin e Bitcoin-it, dhe monedhave të tjera digjitale, me vlerë gati 1 milion dollarë nga një haker kompjuterik.  

Gjykatësja, Joanna Korner, vendosi që shteti mund të konfiskojë shuma të monedhave digjitale nga Grant West, 27 vjeç.

West, nga Kenti në Anglisë juglindore, u dënua në maj të vitit të kaluar me mbi 10 vjet burg, në bazë të akuzave të komplotit për mashtrim, posedim i pasurisë kriminale dhe të drogës.

“Ai duhet t’i bindet urdhrit të konfiskimit ose të përballet me katër vjet burg shtesë, tha Korner, raporton rel

Policia tha se West përdori adresa elektronike të rrejshme, për sulme ndaj më shumë se 100 kompanive në të gjithë botën, duke vjedhur dhjetëra mijëra detaje financiare të klientëve, përpara se t’i shiste të dhënat në tregjet e paligjshme online.