YouTube do të largojë të gjitha videot me përmbajtje të dhunshme dhe në përgjithësi për të rritur

YouTube do të largojë të gjitha videot me përmbajtje të dhunshme dhe në përgjithësi për të rritur

Auto&Tech August 25, 2019 - 09:25
Lexoni detajet

Kohë më parë, YouTube ka bërë të ditur, se do të largojë materialet me përmbajtje të rëndë, për përdoruesit që janë nën 18 vjeçare, derisa do të kujdeset që në asnjë mënyrë, fëmijëve të mos iu shfaqet ndonjë video me përmbajtje jo adekuate.

Tani është thënë se në këtë platformë, do të largohen të gjitha videot me përmbajtje të dhunshme dhe në përgjithësi që janë për të rritur, për ta bërë një shërbim të përshtatshëm për tërë familjen, transmeton Telegrafi.

Inxhinierët e angazhuar në YouTube Help, do të punojnë në 30 ditët e ardhshme, që të largojnë këto materiale dhe të pastrojnë rrjetin, bazuar në komentet dhe raportet.

Këto do të bëhen që të mësohen rregullat e reja, për të vazhduar më pas me të njëjtin format, që të përfundohet ky projekt, që e bënë YouTube shumë më të përshtatshme për të gjitha moshat.

Në të njëjtën kohë, do të ketë edhe shumë ndalesa, për atë se çfarë lejohet të postohet si dhe parandalimin sa më të shpejtë të ndonjë materiali, që mund të ketë gjuhë të urrejtjes, në mënyrë që të gjitha të jenë në rregull