Facebook përfshihet nga hetimet e drejtësisë amerikane

Facebook përfshihet nga hetimet e drejtësisë amerikane

Auto&Tech September 07, 2019 - 20:11
detajet

Prokurorët e përgjithshëm të tetë shteteve në Shtetet e Bashkuara do t’i fillojnë hetimet ndaj rrjetit social, Facebook. Lajmin e bëri të ditur prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.

Pritet që hetimet të jenë të përqendruara në çmimet e reklamave, privatësinë e të dhënave dhe të klientëve dhe të hyrat e mëparshme të kompanisë, përfshirë edhe ato që janë realizuar përmes aplikacioneve Instagram dhe WhatsApp.

“Jam krenare që do ta udhëheq koalicionin e prokurorëve të përgjithshëm në hetimin e mundësisë që Facebook të jetë përfshirë në dëmtimin e konkurrencës dhe rrezikimin e përdoruesve”, tha James përmes një deklarate.

“Do t’i përdorim të gjitha mjetet hetuese që i kemi në dispozicion për të zbuluar nëse veprimet e Facebook-ut kanë mundur t’i rrezikojnë të dhënat e klientëve, ta kenë reduktuar cilësinë e zgjedhjeve të klientëve apo ta kenë rritur çmimin e reklamave”, shtoi ajo.

Në mesin e shteteve që do të marrin pjesë në këto hetime janë Colorado, Florida, Ioëa, Nebraska, Karolina Veriore, Ohio dhe Tennessee.

Përmes një deklarate, zyrtarët e rrjetit të famshëm social thanë se do të punojnë në mënyrë konstruktive me prokurorët e përgjithshme lidhur me dyshimet e ngritura për keqpërdorim të të dhënave, shkruan “CNN”