Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë

Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë

Auto&Tech September 14, 2019 - 20:43
Detajet

Kamerat e fuqishme të vendosura në iPhone 11 Pro, që mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë, janë ndër gjërat më të mira që i gjejmë se kjo pajisje e zgjuar.

Të tri kamerat kanë rezolucion të 12 pixelëve, derisa kamera kryesore ka hapje f1/8, që merr më së shumti dritë në imazhet kur drita është e dobët, kurse kamerat 2x telephoto me hapje f2/0 e kanë gjithashtu të përmirësuar mundësin e marrjes së dritës, kur është e dobët.

Në këtë formë, mund të merren pamje në gjerësi, në hapësirë prej 120 shkallësh. Sipas Apple, kjo mundëson të merret më shumë pamje, se që është marrë me kamerat e telefonave të zgjuar më herët.

Realizimi i këtyre imazheve, ka kërkuar edhe aplikacion special, që është përpunuar nga Apple dhe mundëson që të bëhen tri lloje fotografish.

Ultra ëide, 0.5 x, 1x main dhe 2x telephoto janë tri sistemet e fotografive që i ofron iPhone 11.