BMW synon një autonomi prej gati 600 km

BMW synon një autonomi prej gati 600 km

Auto&Tech tetor 09, 2019 - 10:41
detajet

BMW gjermane planifikon që modeli i ri elektrik të ketë një autonomi prej afro 600 kilometrash.

BMW do të lansojë në vitin 2021 SUV të gjithë-elektrike iNext që paraqiti në Panairin e veturave në Los Anxhelos këtë vit.

Automjeti ka të ngjarë të ketë një bateri 120 kWh, dhe BMW thotë se iNext do të jetë një makinë me përdorim të përditshëm.

BMW do të prezantojë gjithashtu modelin elektrik të Serisë 1 në të njëjtin vit.