Epic Games lançoi kapitullin e 2-të të Fortnite

Epic Games lançoi kapitullin e 2-të të Fortnite

Auto&Tech October 16, 2019 - 09:00
Detajet

Epic Games lançoi “Chapter 2” për lojën e famshme battle-royale Fortnite ditën e Marte në përpjekje për të parandaluar largimin e lojtarëve për tek rivalët “Apex Legends” dhe “Call of Duty.”

Fortnite është në rënie që prej të Dielës duke i dhënë lojtarëve asnjë opsion të tjetër. Versioni i ri i lojës ka 13 lokacione të reja, një hapësirë ku karakteret mund të notojnë, peshkojnë dhe të nisin varka me motorë si dhe vende të reja për të fshehur dhe ruajtur avatarë dhe armë të reja.

Ishin Fortnite dhe loja e Tencent “PlayUnknown’s Battleground (PUBG)” të cilët popullarizuan stilin e lojës battle-royale, një koncept mbijetese ku 100 lojtarë hidhen në një ishull dhe luftojnë njëri tjetrin derisa ngelet vetëm një.

Lojërat janë falas për tu luajtur por lojtarët mund të blejnë funksion dhe tipare të avancuara të karaktereve. Fortnite grumbulloi 2.4 miliardë dollarë të ardhura në 2018, më shumë se çdo titull tjetër.

Këto suksese tërhoqën vëmendjen e Electronic Arts të cilët lançuan lojën e ngjashme Apex Legends në fillim të 2019.

Së fundi më 1 Tetor Activision lançoi një variant të ngjashëm të “Call of Duty” dhe grumbulloi 125 milionë shkarkime unike dhe gjeneroi 28 milionë dollarë në më pak se një javë.

Shpenzimet në Fortnite ranë me 23% që nga lançimi i Call of Duty.