Volvo XC40 Recharge, për 40 minuta mbushë 80 për qind të baterisë

Volvo XC40 Recharge, për 40 minuta mbushë 80 për qind të baterisë

Auto&Tech October 17, 2019 - 11:45
detajet

Para një viti, Volvo ka bërë të ditur se do ta lansojë një makinë tërësisht elektrike, të bazuar në XC40, ndërsa tani prodhuesi suedez e ka prezantuar këtë makinë që quhet XC40 Recharge, që është e para e linjës Recharge.

Deri në vitin 2025, Volvo parashikon që 50 për qind të makinave t’i ketë elektrike, ndërsa 50 prej tyre të jetë se paku hibridë të elektrifikuar.

“Kemi thënë sa herë, e ardhmja e Volvo janë makinat elektrike. Tani e kemi bërë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, me prezantimin e XC40 Recharge”, ka thënë drejtori i përgjithshëm në Volvo, Hakan Samuelsson.

Meqenëse kjo makinë do të rivalizojë me Tesla Model Y, atëherë duhet të ketë edhe specifika të nivelit të duhur. Kapaciteti prej 408 kuaj fuqive dhe autonomia deri në 400 kilometra, duken të përshtatshme, për një makinë elektrike të këtyre ditëve.

Teknologjia e lartë që ka kjo Volvo, i mundëson të mbushe 80 për qind të baterisë për 40 minuta, nëse është duke u mbushur në mbushin adekuat.

Sistemin e infoteitment të vendosur në CX40 Recharge, Volvo e ka zhvilluar me Google, në mënyrë që të jetë shumë i i thjeshtë dhe i mirë.