Zbulohet data se kur do lansohet gjenerata e ardhshme e ‘AirPods’

Zbulohet data se kur do lansohet gjenerata e ardhshme e ‘AirPods’

Auto&Tech October 20, 2019 - 17:54
Lexoni detajet

Apple do të lansojë gjeneratën e ardhshme të ‘AirPods’ këtë vjeshtë, duke prezantuar teknologji të re për anulimin e zhurmës.

Çmimi, sipas Daily Mail, do jetë 260 dollarë, 60 më shumë sesa gjenerata aktuale.

Modeli i ri i kufjeve pa tel mund të lansohet në fund të muajit, të cilat emërtohen si AirPods Pro.

Sipas Cnet, Apple do shesë dy kufje të ndryshme për anulimin e zhurmës këtë vjeshtë, pas njoftimit të lansimit të Beats Solo Pro në fillim të kësaj jave.

Kufjet e reja u zbuluan së pari nga Guilherme Rambo i 9to5Mac teksa po kërkonte sekrete në kodin e përditësimit të fundit të iOS 13.2.

AirPod Pro gjithashtu do të ketë mënyra të ndryshme dëgjimi, me ose pa anulimin e zhurmës, i cili po quhet ‘focus mode’ në sistem.

Ato po ashtu do jenë rezistente ndaj ujit, por jo edhe të papërshkueshme.