Ja si do të duket laptopi i ardhshëm nga Apple, MacBook Pro 16 inç

Ja si do të duket laptopi i ardhshëm nga Apple, MacBook Pro 16 inç

Auto&Tech October 21, 2019 - 13:10
detajet

Kemi dëgjuar për MacBook Pro 16 inç për një kohë tashmë dhe shumë raporte dhe koncepte kanë dalë në sipërfaqe mbi atë se si mund të duket pajisja në të vërtetë.

Shumica pajtohen që Apple ka të ngjarë të mbajë kopertinën e modelit të saj 15 inç, por të zvogëlojë raportin ekran-për trup duke ngushtuar kufijtë. 

Kjo do të lejonte që Apple të vendos një ekran më të madh në të njejtin model.

Për më shumë, MacBook Pro i ardhshëm 16 inç është paraqitur më sipër.

Ndërsa nuk jepet një imazh me cilësi të lartë, imazhi me të vërtetë ka origjinë nga Apple. 

Zbuluar nga Macg, imazhi është gjetur brenda macOS Catalina 10.15.1 beta 2.

Nuk kemi asnjë arsye për të vënë në dyshim origjinalitetin e imazhit më lart, veçanërisht pasi u gjet brenda macOS, dhe gjithashtu duket se konfirmon raportet e mëparshme. 

Paneli më i madh MacBook Pro jo vetëm që do të sjellë një ekran më të madh, por gjithashtu do të ridizajnojë tastierën, sjell baterinë 96W dhe do të mund të mundësohet nga procesorët e Intel-it të gjeneratës së 9-të, Cafe Lake-H, si dhe njërin nga çipet e reja grafike 7nm Navi të AMD.