Lansohet BMW X3, ja disa fotografi të “bishës” gjermane

Lansohet BMW X3, ja disa fotografi të “bishës” gjermane

Auto&Tech November 06, 2019 - 12:12
detajet

BMW ka lansuar versionin hibrid të X3-shit, si pjesë e strategjisë së saj të elektrifikimit të makinave.

Fuqizimi i BMW X3 xDrive30e bëhet përmes një motori benzinë me katër cilindra, që prodhon 184 kuaj-fuqi (kf) dhe një motor elektrik të integruar në transmisionin Steptronic me tetë shpejtësi, si dhe me 109 kf.

Ky konfigurim i kombinuar bënë që vetura të prodhojë gjithsej 292 kf, duke i mundësuar modelit të arrijë shpejtësinë 100 km/h në 6.1 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 210 kilometra në orë.

Fuqia u dërgohet të katër rrotave përmes sistemit XDrive të BMW dhe një transmisioni Steptronic me tetë shpejtësi.

Përveç modelit bazë, BMW X3 xDrive 30e do të jetë në dispozicion në versionet Advantage, xLine, Luxury dhe M Sport.

BMW i ri X3 xDrive30e do të hyjë në prodhim në dhjetor të vitit 2019 në fabrikën e BMW-së në Spartanburg.

Image
Image