Chrome së shpejti do të ju paralajmëroj për ueb faqet që janë të ngadalshme

Chrome së shpejti do të ju paralajmëroj për ueb faqet që janë të ngadalshme

Auto&Tech November 12, 2019 - 13:44
detajet

Ka shumë gjëra që duhet të merren parasysh kur ndërtoni një ueb faqe në internet.

Nuk është gjithmonë rreth një dizajni më të mirë apo përmbajtja më e mirë, sepse faktorë të tjerë merren parasysh gjithashtu, kur gjëra të tilla si koha e ngarkimit kanë rëndësi gjithashtu. 

Kjo sepse nëse keni një dizajn të mahnitshëm dhe përmbajtje fantastike, por faqja juaj e internetit kërkon shumë kohë për të ngarkuar, njerëzit thjesht mund të heqin dorë dhe të shkojnë diku tjetër.

Image

Ndoshta në përpjekje për të inkurajuar dizajnerët dhe zhvilluesit që të fillojnë të marrin në konsideratë kohën e ngarkimit në faqet e tyre të internetit, Google ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë të identifikojnë dhe paralajmëroj faqet e internetit që mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u ngarkuar. 

Siç mund ta shihni në foton e mësipërme, faqet e internetit që kërkojnë kohë për t’u ngarkuar do të tregojnë një njoftim që informon përdoruesit se kjo faqe është e njohur për hapje të ngadaltë. 

Kjo padyshim që do të vlejë vetëm për faqet e internetit që janë në Chrome, kështu që nëse përdorni një shfletues tjetër, atëherë kjo veçori nuk do të zbatohet për ju.