Chrome, Edge dhe Safari hakohen në konkursin elitar të hakerëve kinezë

Chrome, Edge dhe Safari hakohen në konkursin elitar të hakerëve kinezë

Auto&Tech November 17, 2019 - 23:57
Lexoni detajet!

Hakerët më të mirë të Kinës u mblodhën këtë fundjavë në qytetin e Chengdu për të konkurruar në Kupën Tianfu, konkursin më të madh të hakimit në vend.

Gjatë dy ditëve, 16-17 Nëntor, hulumtuesit elitar të sigurisë së Kinës testuan probleme zero-ditore në disa prej aplikacioneve më popullore në botë.

Objektivi ishte shfrytëzimi dhe marrja nën kontroll i një aplikacioni duke përdorur probleme sigurie të pazbuluara. Nëse sulmet shkojnë me sukses, hakerët fitojnë pikë në klasifikim, çmime por edhe reputacion.

Kupa Tianfu është identikë me Pwn2Own, konkursi më i madh në botë i hakimit. Përpara 2018-ës hakerët Kinezë dominonin Pwn2Own ku disa ekipe kanë fituar për vite me radhë. Tashmë i gjithë ky talent është kthyer kundër njëri tjetrit.

Në Pranverën e 2018-ës qeveria Kineze ua ndaloi hakerëve të marrin pjesë në konkurse si Pwn2Own. Në përgjigje të ndalimi, qeveria zhvilloi konkursin Tianfu.

Edicioni i parë u mbajt në Vjeshtën e 2018-ës ku hulumtuesit hakuan aplikacione si Edge, Chrome, Safari, iOS dhe telefonë si Xiaomi, Vivo, VirtualBox etj.

Gjatë eventit dy ditor Chrome, Edge, Safari dhe Office 365 u hakuan. Në Edge u zbuluan tre probleme sigurie, në Chrome 2, në Safari 1, Office 365 u zbulua 1 problem, AdobePDF 2, D-Link Dir-878 u zbuluan tre probleme dhe 1 në qemu-kvm + Ubuntu.