Samsung prezanton smartphonin e ri të palosshëm – bëhen të ditura detajet

Samsung prezanton smartphonin e ri të palosshëm – bëhen të ditura detajet

Auto&Tech November 21, 2019 - 10:36
detajet

I pari smartphon i palosshëm nga shtëpia e Samsung, Galaxy Fold, kishte një fillim të dobët shitjesh. Pajisjet duhej të tërhiqeshin pas problemeve me hardware.

Sidoqoftë, Samsung nuk është ndalur, dhe ata tani ka prezantuar një version të ri të smartphoneve të palosshëm.
Samsung W20 5G u zbulua në Kinë dhe fillimisht ka për qëllim tregun vendas.

Pajisja ka një ekran OLED dhe ka të instaluar një Snapdragon 855+. RAM-i është 12 GB, memorja e brendshme 512 GB ndërsa bateria është tkurrur paksa me një kapacitet 4235 mAh.

Nga ana e jashtme ka ende një ekran 4,6 inç, nëse shpalosni W20 5G, pjesa e brendshme rezulton në një panel OLED të përkulshëm prej 7.3 inç me rezolucion prej 2152×1536 piksele.

Gjithashtu, konfigurimi i kamerës mbetet i njëjtë: Tre lente kamerash në anën e pasme me një kamerë kryesore 12 Megapixel, një lente me kënd ultra të gjerë 16 Megapixel dhe një lentë telefoto 12 Megapixel.

Nëse Samsung W20 5G do të vijë ndonjëherë në Evropë është e pasigurt. Fillimisht, do të jetë në dispozicion ekskluzivisht në Kinë.

Fillimi i shitjeve është caktuar për në dhjetor, por çmimi nuk është shpallur ende.