Televizori revolucionar i Samsung nuk ka fare kornizë ekrani

Televizori revolucionar i Samsung nuk ka fare kornizë ekrani

Auto&Tech January 06, 2020 - 11:00

Samsung prezantoi në CES 2020 televizorin 8K të shumë përfolur. Modeli Q950TS nuk ka vetëm rezolucionin e lartë por gjithashtu vendos standarde të reja për ekranet e televizorëve me dizajnin Infinity.

Përveç ekranin me kornizë super të vogël, Samsung thotë se TV është vetëm 15mm i trashë. Në brendësi është një procesor IA “quantum” i cili përshtat videot në rezolucionin 8K.

QLED 8K përdor 99% të sipërfaqes së TV për ekranin ndërsa korniza është vetëm 2.3 milimetra e trashë. Samsung tha se TV ka një konfigurim adaptiv të figurës e cila përshtat shkëlqimin dhe kontrastin bazuar në ambientin rrethues.

Risitë nuk përfundojnë këtu sepse me teknologjinë OTS+ Samsung thotë se TV identifikon objektet që lëvizin në ekran dhe përpiqet të zhvendosë edhe audion e tyre së bashku me to duke prodhuar një rezultat të ngjashëm me audion 5.1.

QLED 8K vjen me asistentin digjital Bixby, Amazon Alexa dhe Google Assistant.