Facebook nuk do të bllokojë reklamat politike

Facebook nuk do të bllokojë reklamat politike

Auto&Tech January 13, 2020 - 13:31

Kompania Google, e cila kryeson në fushën e reklamave dixhitale, do të lejojë shpërndarjen e reklamave politike vetëm tek kategori të gjera, si p.sh. në bazë të seksit, moshës dhe kodit postar.

Kompania Facebook ka vendosur të mos kufizojë mundësinë që reklamat politike t’iu drejtohen grupimeve të caktuara. Drejtori i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë vazhdimisht se “liria e fjalës politike është e rëndësishme” dhe se Facebook nuk dëshiron të ndërhyjë në të.

Kompania Facebook ka vendosur të mos kufizojë mundësinë që reklamat politike t’iu drejtohen grupimeve të caktuara. Rivalja kryesore e saj në fushën e reklamave dixhitale, kompania Google, vendosi në nëntor të luftojë keqinformimin. Asnjëra prej këtyre kompanive nuk do të ndalojë reklamat politike, siç veproi kompania Twitter në muajin tetor. Facebook gjithashtu nuk do të kontrollojë faktet e paraqitura në këto reklama, megjithëse është përballur me presion për këtë çështje shkruan Zëri i Amerikës.

Megjithatë, kompania njoftoi se do të ketë mekanizma më transparentë që synojnë t’u japin më shumë kontroll përdoruesve për sasinë e reklamave politike që do të shohin dhe do ta bëjë më të lehtë “shfletimin” e katalogut të saj online të reklamave politike.

Këto masa nuk duket se do të qetësojnë kritikët, që gjenden madje edhe në radhët e vetë punonjësve të kompanisë Facebook, të cilët shprehen se Facebook-u ka pushtet të tepruar dhe kufizime jo të mjaftueshme për ndikimin që ka ndaj zgjedhjeve dhe vetë demokracisë.

Facebook ka këmbëngulur se nuk do të verifikojë faktet e paraqitura nga reklamat politike. Kritikët thonë se kjo u jep liçensën politikanëve të gënjejnë në reklama që nuk mund të monitorohen lehtë nga shikuesit. Drejtori i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë vazhdimisht se “liria e fjalës politike është e rëndësishme” dhe se Facebook nuk dëshiron të ndërhyjë në të.

Kompania Google, e cila kryeson në fushën e reklamave dixhitale, do të lejojë shpërndarjen e reklamave politike vetëm tek kategori të gjera, si p.sh. në bazë të seksit, moshës dhe kodit postar.

Në një postim të enjten, Facebook tha se pati marrë në shqyrtim mundësinë e kufizimit të reklamave politike, por se ishte ndërgjegjësuar për rëndësinë e këtyre reklamave pasi kontaktoi audiencat, stafin e fushatave elektorale nga të dyja kahet politike amerikane, grupimet politike dhe organizatat jofitimprurëse.