Huawei ka bërë të ditur çmimin marramendës të Mate X

Huawei ka bërë të ditur çmimin marramendës të Mate X

Auto&Tech February 26, 2020 - 14:08

Telefoni i ri i palosshëm nga Huawei, pritet të lansohet së shpejti, ndërsa është bërë i ditur çmimi marramendës se sa do të ketë.

Por, ky lajm nuk pritet t’i gëzojë shumë blerësit jashtë sepse vjen pa aplikacionet e Google, që kohëve të fundit janë shumë të kërkuara.

Telefoni Huawei Mate X, kushton 2,499 euro, që është për 200 euro më shtrenjtë se paraardhësi, vetëm se është më i fuqishëm pasi ka memorie 8/512GB. Derisa, nuk dihet nëse do të ketë ndonjë version tjetër, apo do të jetë vetëm ky.

Pjesa e jashtme, është e njëjtë sikur modeli aktual, që ishte shumë funksional dhe praktik, me përmasa 8 ose 6.6 inç. Bateria me 4,500mAh si dhe rrjeti 5G, janë gjithashtu pjesë e sistemit.

Megjithatë, ka ndryshime, pasi procesori i telefonit të ri është përditësuar me të fundit Kirin 900, pjesa ku paloset është bërë shumë më elastike, derisa xhami është mbështjellë me një shtresë poliamidi që e bën më rezistuese ndaj gërvishtjeve.

Kamerat janë shtuar nga tre në katër, duke i mundësuar që sensori kryesor të fotografojë me 40 megapixel, sensori anësor me 16 dhe telephoto 8, derisa ka edhe një kamerë me 3D që bën fotografime më të thella. Selfie me Mate X, mund të bëhen vetëm pasi të jetë palosur telefoni.

Telefoni i ri Mate X do të lansohet muajin që vjen, derisa nuk është saktësuar se në cilat tregje do të shpërndahet së pari.