Uber lehtëson komunikimin mes shoferit dhe udhëtarëve

Uber lehtëson komunikimin mes shoferit dhe udhëtarëve

Auto&Tech February 27, 2020 - 17:34

Ndër eksperiencat më të mira që do i dëshiron secili njeri është edhe udhëtimi, por çfarë ndodhë nëse jeni në Kolumbi apo Francë dhe nuk kuptoni asgjë që iu thotë shoferi i taksisë.

Njëjtë sikur udhëtari, as ai nuk e ka idenë se çfarë është duke thënë, megjithëse insiston t’i tregoi destinacionin e dëshiruar, qoftë edhe në ndonjë gjuhë të huaj që mund të mos e flet si duhet.

Për të shmangur këtë situatë të padëshirueshme, kompania e shërbimit të taksive Uber, e ka zhvilluar një sistem shumë të lehtë të komunikimit në mes të këtyre dy palëve.

Me aplikacionin që del në përdorim gjatë ditës së nesërme, shoferi pranon mesazhin në gjuhën që e vet, derisa kur kthehet mesazhi, përkthehet në gjuhën që e flet përdoruesi.

Janë rreth 100 gjuhë që janë instaluar në këtë aplikacion, në mënyrë që të kenë në të qasje më shumë përdorues dhe të mos hasin në pengesa sa i përket gjuhës.

“Do të vij menjëherë”, apo “bëhuni gati, vetura është shumë afër”, janë disa nga mesazhet më të thjeshta që mund të shkëmbehen.

Por, në të janë integruar edhe shprehjet më të komplikuara, ku përdoruesi mund ta njoftojë shoferin se ka ngecur në ashensor, apo i duhet t’i arrijë vetura shumë më shpejtë për arsye personale.

Sistemi i zhvilluar nga Uber, i japë edhe paralajmërime të ndryshme udhëtarëve, duke i ofruar harta, si dhe udhëzime për parkingje apo banka