VW humbet betejën ligjore për emetimin e naftës, do t’i dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash
Foto: Reuters

VW humbet betejën ligjore për emetimin e naftës, do t’i dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash

Auto&Tech May 26, 2020 - 10:16

Gjykata më e lartë civile në Gjermani ka vendosur që “Volkswagen”-i duhet të paguajë kompensim për një shofer, i cili kishte blerë një nga minifurgonët e saj me naftë të pajisur me softuer, që manipulonte emetimin real të karbonit.

Vendimi përcakton një pikë referimi për rreth 60.000 raste të tjera në Gjermani.

Paditësi Herbert Gilbert do të rimbursohet pjesërisht për automjetin e tij, me amortizimin e marrë parasysh, raporton “ScanTv”.

VW tha që tani do t’u ofrojë shoferëve të prekur një pagesë të njëhershme. Shuma do të varet nga rastet individuale.

Kompania ka vendosur tashmë një fond të veçantë të veprimit për zgjidhjen e këtyre çështjeve gjyqësore në shumën e 830 milionë eurove, që përfshin 235.000 pronarë gjermanë të makinave.

VW ka paguar më shumë se 30 miliardë euro në gjoba, kompensime dhe skema të blerjes në të gjithë botën që kur skandali ‘plasi’ për herë të parë në vitin 2015.

Kompania zbuloi në atë kohë se kishte përdorur softuerë të paligjshëm për të manipuluar rezultatet e testeve të emetimeve të naftës.