“McLaren”-i largon 1.200 punëtorë nga puna si pasojë e pandemisë
Foto: Reuters

“McLaren”-i largon 1.200 punëtorë nga puna si pasojë e pandemisë

Auto&Tech May 26, 2020 - 13:59

Fabrika për prodhimin e superveturave “McLaren”, me bazë në Surrey, do t’i largojë nga puna 1.200 punëtorë si pasojë e pandemisë COVID-19, ka raportuar të martën “Sky News”, transmeton “Reuters”-i.

Ky shkurtim në numrin e të punësuarve paraqet mbi 25% të numrit total të të punësuarave në kompani, që përbëhet nga pak më shumë se 4.000 dhe do të shtrihet përgjatë operacioneve të saj në F1, në veturat për rrugë dhe në operacionet e teknologjive të aplikuara, ka thënë “Sky News”. /Zëri