“Microsoft”-i dëshiron ta bëjë Irlandën qendër të inovacionit

“Microsoft”-i dëshiron ta bëjë Irlandën qendër të inovacionit

Auto&Tech November 24, 2020 - 13:49

Gjigandi amerikan planifikon të punësojë edhe 200 inxhinierë shtesë në këtë shtet, ku tashmë ka 2.500 të punësuar.

Gjigandi amerikan i teknologjisë “Microsoft” njoftoi se planifikon të punësojë edhe 200 inxhinierë shtesë në Irlandë dhe të krijojë një qendër të re globale inxhinierike në atë vend, raporton “Zeri.info”, duke iu referuar “Reuters”-it.

Agjencitë tregojnë se “Microsoft”-i aktualisht ka afërsisht 2.500 punonjës në Irlandë.

“Punonjësit e rinj do të përfshihen në zhvillimin e shërbimeve të reja cloud dhe zgjidhjeve teknologjike për klientët në të gjithë botën”, tha Dega Irlandeze e kompanisë.

Drejtori ekzekutiv i Degës irlandeze të “Microsoft”-it, Cathriona Hallahan, tha se këto ishin aspirata që Irlanda të bëhet "qendra e inovacionit" e gjigandit amerikan.

Taksat e korporatave irlandeze janë ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian dhe ky vend ishull ka qenë prej kohësh një destinacion i preferuar sidomos i kompanive amerikane që zgjerojnë biznesin jashtë, sipas “Reuters”.

“Facebook” dhe “Google” tashmë janë pothuajse "të brendshëm" në Irlandë, ku ata kanë selinë e tyre evropiane, shton agjencia britanike.

“Reuters” kujton se javën e kaluar “Apple” shënoi 40-vjetorin e të bërit biznes në qytetin e dytë më të madh të Irlandës - Cork, ku ka më shumë se 6.000 punonjës. /Zëri