TikTok bën ndryshime për profilet e personave nën 16 vjeç

TikTok bën ndryshime për profilet e personave nën 16 vjeç

Auto&Tech January 13, 2021 - 23:55

Përdoruesit e TikTok që janë nën moshën 16-vjeçare, do të kalojnë automatikisht në statusin private pas ndryshimit të politikave të këtij rrjeti social.

Aplikacioni kinez thotë se këto ndryshime bëhen për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale.

Gjithashtu, përdoruesit e tjerë do ta kenë të ndaluar që të shkarkojnë çdo video të publikuar në TikTok nga personat nën 16 vjeç.

Përdoruesit e moshave nga 13-15 vjeç do të jenë në gjendje që të zgjedhin vetë miqtë që duan të komentojnë në profilin e tyre, dhe do të kenë mundësinë gjithashtu që të bëjnë videot publike nëse duan.

Por llogaritë e këtyre përdoruesve nën 16 vjeç, nuk do t’u shfaqen si sugjerim përdoruesve të tjerë, shkruan tvklan. Ndryshimet e TikTok vijnë pas kritikave se ky rrjet social nuk garanton sigurinë e përdoruesve të mitur.