Krimet më të shpeshta kibernetike në Shqipëri për vitin 2020

Krimet më të shpeshta kibernetike në Shqipëri për vitin 2020

Auto&Tech January 14, 2021 - 20:33

Krimi kibernetik është një fenomen në rritje në Shqipëri. Viti 2020 edhe për shkak të pandemisë ka shënuar rritje të hakckeri-meve me raste mashtrimi nga më të ndryshmet.

Shef i Sektorit të Hetimit të Krimit Kibernetik, Hergis Jica në një intervistë për dokumentarin Unpublished në Euronews Albania tregon krimet më të shpeshta kibernetike për vitin 2020.

“Vetëm në 3 mujorin e katërt të vitit që sapo lamë pas, kemi realizuar 4 operacione policore të gjitha të ndryshme nga njëra tjetra. Kemi pasur pornografi me të mitur, kërcënim të një punonjësi policie, kemi pasur rast mashtrimi kompjuterik dhe përgjim të paligjshëm apo ndërhyrje në të dhëna”, -tregon shefi i sektorit të Krimit Kibernetik.

Por çfarë kuptohet me termin përgjim i paligjshëm në këtë rast dhe si përdoret kjo metodë për të vjedhur?

“Përgjimi i paligjshëm për tu kuptuar sa më thjeshtë nga qytetarët, është ky: Nëse dy persona kanë qasje të njëjtë në llogarinë e njërit prej këtyre, dhe personi i dytë i cili nuk duhet të kishte qasje Brenda llogarisë, merr dhe shikon në vazhdimësi të dhënat që i dërgohen personit të parë. Pra nëse personi A dhe personi B kanë qasje në llogarinë e personit A, personi B patjetër mund të ketë qasje jo në mënyrë të rregullt, dhe personi B arrin të shohë të dhënat apo komunikimet që i dërgohen personit A”,- thotë Hergis Jica.  

Eskpertët ndajnë disa mendime se ku abuzohet me fëmijët në rrjetet sociale.

“Personalisht jam shumë kundër vendosjes së fotove të fëmijëve të vegjël, sidomos nëse janë nën 13 vjeç. Hapja e profileve të tyre jo e jo, por edhe prindërit duhet të jenë të ndërgjegjshëm. Fëmija nuk është I ndërgjegjshëm që duhet apo jo ta publikojë një foto, por është e rëndësishme të kuptojmë që fëmija deri në 13 vjeç nuk lejohet publikimi I fotove në internet”,-shprehet Ergest Nako ekspert sigurie i informacionit.  

Në verën e vitit që kaloi, një biznesmen shqiptar denoncoi rënien pre të një hackerimi. Hackersi kishte arritur ti merrte rreth 90 mijë euro, me anë të ndërhyrjes në e-mail. Autori ishte një shtetas i huaj që nuk jetonte në Shqipëri.