Rivali i Teslas

Rivali i Teslas "Lucid Motors" po del në publik me një marrëveshje në vlerë prej 11.75 miliardë dollar

Auto&Tech February 23, 2021 - 17:31

Kompania “Lucid Motors” përfiton nga fluksi i investimeve fillestare që merren me makina elektrike, nxitur nga rritja e aksioneve të “Teslas” vitin e kaluar.

Prodhuesi i automjeteve luksoze elektrike Lucid Motors ka rënë dakord të dalë public, duke u bashkuar me Churchill Capital IV Corp (CCIV) ku vlera e kompanisë së kombinuar vlerësohet të jetë në 11,75 miliardë dollarë.

Lucid, i udhëhequr nga ish inxhinieri i “Tesla’s” Peter Rawlinson, është i fundit në një seri ndërmarrjesh që përfitojnë nga një fluks investitorësh në sektorin e automjeteve elektrike përmes një oferte fillestare publike (IPO), iniciuar nga kërcimi i fundit i aksioneve të Teslas, dhe eshte më i rreptë sa I perket rregulloreve të shkarkimeve në Evropë, raporton “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Aksionet e CCIV të tregtuara në bursë ranë gati, sa një e treta në 40,35 $ në tregtinë e zgjatur dhe të paqëndrueshme të hënën në mbrëmje, duke e çuar kapitalizimin e tregut të kompanisë së shkrirë në rreth 64 miliardë dollarë. Për krahasim, vlera e tregut e “General Motors” është rreth 76 miliardë dollarë.

Lucid, e cila do të prodhojë automjete në fabrikën e saj në Arizona, njofton dorëzimin e 20,000 automjeteve vitin e ardhshëm, pas së cilës do të rrisë sasinë në 251,000 automjete deri në 2026 duke shtuar modele të tjera të tilla si SUV elektrike.

Me një çmim fillestar prej 77,400 dollarë, sedan Lucid Air do të jetë i pari me një distancë prej 805 kilometrash me një karikim të vetëm të baterisë.

Pasi Lucid përcaktoi çmimin e limuzinës së tij, shefi i “Teslas” Elon Musk njoftoi një ulje të çmimit të Sedanit të tij kryesor – “Model S”./Zëri