Spotify zgjeron mbulimin në mbi 80 vende të reja

Spotify zgjeron mbulimin në mbi 80 vende të reja

Auto&Tech February 28, 2021 - 15:26

Platforma audio online “Spotify” njoftoi praninë e saj në më shumë se 80 vende të reja, duke dyfishuar kështu numrin e tregjeve globale të mbuluara.

Në të gjitha këto vende të reja, “Spotify” pritet të ofrojë dy formulat e ofertës së saj, njëra falas, tjetra me pagesë.

Platforma do të vërë në dispozicion të gjithë katalogun e saj muzikor dhe thotë se dëshiron të bashkëpunojë me lojtarët vendas, në mënyrë që të zgjerojë gamën e saj të muzikës nga tregu përkatës.

“Rekomandimet e paraqitura për pajtimtarët do të përshtaten për secilin vend”, njoftoi “Spotify” në një deklaratë.

Sa për podkastet, shumica e tregjeve të reja do të kenë qasje në të gjithë katalogun “Spotify”, që tani ka më shumë se dy milionë programe.

Të gjitha këto tregje të reja do t’i japin qasje një popullsie prej më shumë se një miliard personash dhe pothuajse dyfishin e numrit të vendeve dhe territoreve të pranisë, që do të kalojë 170. /ervo /atsh