LG ndalon biznesin me telefona të mençur

LG ndalon biznesin me telefona të mençur

Auto&Tech April 05, 2021 - 12:36

Kompania jug-koreane LG Electronics njoftoi të hënën se do të mbyllë biznesin e saj me telefona të mençur.

Ky sektor ka pësuar humbje për gati gjashtë vjet, të cilat kapin vlerën e rreth 4.5 miliardë dollarëve.

LG ka bërë shumë inovacione, duke përfshirë kamerat me kënd shumë të gjerë.

Në vitin 2013 është bërë prodhuesi i tretë më i madh i smartphone-ve, por udhëheqësit e kompanisë thanë se tregu i telefonave mobilë është bërë “tepër konkurrues”.

Firma jug-koreane Samsung dhe ajo amerikane Apple janë dy lojtaret më të mëdha në tregun e smartphone-ve.

Për krahasim, vitin e kaluar, Samsung ka shitur 256 milionë telefona, ndërsa LG 28 milionë.

Por, LG vazhdon të ketë biznes të fortë me pajisjet shtëpiake dhe televizorët.

LG është marka e dytë televizive më e shitur në botë, pas Samsung-ut./REL