U hakuan të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook-ut, publikohet numri i telefonit të Marc Zuckerbergut

Auto&Tech April 05, 2021 - 14:23

Të dhënat dhe informacionet private të Marc Zuckerbegut janë në mes të atyre të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebook-ut, të cilat janë “vjedhur” nga disa hakera të paidentifikuar.

Numri i telefonit celular të CEO-s të Facebook, vendndodhja, informacioni për martesën, data e lindjes dhe ID-ja e tij ishin midis të dhënave të personale të botuara në një forum hakerash, konfirmoi studiuesi kibernetik Dave Walker .

Bashkëthemeluesit e  tjetër të Facebook, Chris Hughes dhe Dustin Moskovitz, ishin gjithashtu pjesë e sulmit.

Çdo e dhënë personale është shitur për pak dollarë, në atë që nga vetë hakerat njihet si niveli i ulët i hakerimit.

Vetë drejtuesit e kompanisë Facebook reaguan duke thënë se këto të dhëna të hakeruara ishin shumë të vjetra e të lidhura me një çështje që daton që prej gushtit të vitit 2019./A2