Auto Mita prezanton Renault Megane Grand Coupe i Ri

Auto Mita prezanton Renault Megane Grand Coupe i Ri

Auto&Tech June 24, 2021 - 15:43

Përfaqësuesi i autorizuar i brendit Renault për Kosovë, Auto Mita, ka prezantuar së fundmi limuzinën më të re që vjen nga modeli Megane.

Renault Megane Grand Coupe i Ri është model që vjen me një çmim fillestar prej 18.990 eurove.

Vetura ka formën dhe hapësirën e limuzinës, ndërkaq bagazhi ka hapësirë plot 503 litra.

Image

Pjesa e enterierit është e modernizuar me ekrane vertikale 9.3 inç dhe sistemi multimedia është i pajisur me teknologjinë e fundit.

Vetura po ashtu ofron katër mundësi të vozitjes – Eco, Comfort, Sport dhe MySense (varësisht nga modeli).

Veç kësaj, kjo veturë shquhet nga ekstra kuaj-fuqitë dhe rehatia që e bëjnë Megane Grand Coupe të diferencohet në rrugë.

 

Renault Megane Grand Coupe i Ri veçse është gati për pronarin e ri në showroom-in e Auto Mitës.

Vlen të ceket se pronari i ri po ashtu bëhet pjesë e lojës shpërblyese për ta fituar një udhëtim në deti!

Ky është artikull i sponsorizuar.