Rikthehen Facebook-u e Instagram-i

Rikthehen Facebook-u e Instagram-i

Auto&Tech October 05, 2021 - 00:08

Rrjetet sociale, Facebook e Instagram, janë rikthyer në funksion.

Pas gati gjashtë orëve që pushuan së punuari, tani janë kthyer në funksion dy aplikacionet.

Disa përdorues të Facebook-ut filluan të rifitojnë qasje të pjesshme në aplikacionin e mediave sociale, ndërsa WhatsApp vazhdon të ketë probleme lidhjeje për të paktën disa njerëz.

Theksojmë se Facebook-u, Instagram-i e WhatsApp-i patën një “rënie” në nivel global të këtyre rrjeteve. /Zëri