Facebook me ndryshime të mëdha

Facebook me ndryshime të mëdha

Auto&Tech December 19, 2021 - 19:44

Shumë përdorues janë ankuar për komunikimin e tyre me në Facebook, pasi që llogaria e tyre në këtë rrjet social për arsye të caktuara u është bllokuar. Kështu tani Meta ka vendosur të vë në punë një funksion të ri.

Fjala është për transmetimet “live”-in që përdoruesit të Facebookut që nuk kanë qasje në llogaritë e tyre, t’ua lehtësojë punën të kontaktojnë sektorin e përkrahjes teknike, transmeton Telegrafi.

Kjo do të mund të ndihmonte shumë njerëzit që duan ta freskojnë llogarinë e tyre, dhe në mënyrë më efikase të zgjidhin problemin.

Meta ka njoftuar se ka filluar me testimin e veglës së re për “live” për përdoruesit që flasin gjuhën angleze, të cilëve për arsye të ndryshme u janë bllokuar llogaritë.

Testi i parë është fokusuar te përdoruesit që nuk po mund të kyçen në llogaritë e tyre për shkak të aktiviteteve të pazakonta, apo që kanë shkelur rregullat e komunitetit në Facebook.