“Messenger”-i si “Snapchat”-i, do të njoftoheni kur ju bëjnë ‘screenshot’ bisedave
Foto: nextpit

“Messenger”-i si “Snapchat”-i, do të njoftoheni kur ju bëjnë ‘screenshot’ bisedave

Auto&Tech January 27, 2022 - 19:29

Kompania “Meta” njoftoi se tash e tutje, kushdo që bën “screenshot” gjatë bisedës në “Facebook Messenger”, personi në anën tjetër do të marrë një njoftim, sikurse ndodh në aplikacionin “Snapchat”.

Kjo veçori e re u bë e ditur nga vetë CEO i “Meta”-s, Mark Zuckerberg, i cili tha se do të shtohen edhe veçori tjetra të sigurisë në këtë aplikacion, sipas “The Verge”.

“Një azhurnim i ri për bisedat e enkriptuara të Messenger-it. Ju do të merrni një njoftim nëse dikush i bën ‘screenshot’ mesazhit që zhduket. Jemi duke shtuar edhe GIF, stikera dhe emotikona në bisedat e enkriptuara”, deklaroi Zuckerberg, transmeton Zeri.info.

Me automatizëm, bisedat në Messenger nuk janë të enkriptuara “end-to-end”, që do të thotë se ju duhet ta aktivizoni këtë veçori.

“Meta” planifikon që të gjitha bisedat në Messenger të bëhen të enkriptuara deri më 2023, kur do t’i kombinojë bisedat e Instagram-it dhe Messenger-it. /Zëri