“Bisha” e re britanike 4x4 testohet në terrenin e Kosovës [video]

“Bisha” e re britanike 4x4 testohet në terrenin e Kosovës [video]

Auto&Tech August 29, 2022 - 10:28

Kompania multinacionale britanike INEOS po vazhdon të rritet. Para zgjerimit në Kinë, pronari i grupit, Jim Ratcliffe, lansoi edhe kompaninë e tij të veturave. Kompania nuk prodhon thjesht makina, por ato ultra-të-fuqishmet 4x4 që mund të shkojnë kudo. Emri i modelit të tyre është INEOS Grenadier.

Konkurrencë kryesore INEOS Grenadieri e ka rivalin e tij britanik, Land Rover. Dy brendet tani po konkurrojnë në sektorin e veturave ‘off-road’ dhe 4×4, raporton Zeri.info.

Se a ishte thjesht një manovër publicitare apo interesim i vërtetë, James Cowan, një gjeneral-major britanik në pension, u citua të thoshte: “Për dekada Land Rover-ët na kanë shërbyer mirë neve dhe ushtrisë britanike, por flota jonë duhet të zëvendësohet”.

Për të testuar qëndrueshmërinë e Grenadierit, firma testoi versionet më të fundit të makinës në terrenin e pjerrët dhe të thyer të Kosovës. Test makinës i është bërë edhe në rrugët e kodrat e Skocisë. Grenadieri performoi jashtëzakonisht mirë në këto rrugë të vështira.

Makina pritet të dalë në treg për publikun e gjerë. E ndërtuar në një ish-fabrikë të veturave Smart në Hambach, France, “bisha” e parë pritet të dalë në treg shumë shpejt me një çmim që nis nga 60,950 euro. /Zëri