Apple prezanton celularët e rinj

Apple prezanton celularët e rinj

Auto&Tech September 08, 2022 - 11:05

Apple prezantoi celularët e saj më të rinj: iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus. Në një event të quajtur “Far Out”, u zbulua se telefonët e rinj janë shumë të ngjashëm në dizajn me iPhone 13.

Modeli standard iPhone 14 kushton 799 dollarë, ndërsa 14 Plus e ka çmimin 899 dollarë.

Sipas Apple, modeli 14 Plus do të ofrojë jetëgjatësinë e baterisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë një celular iPhone. Ndërkohë, kamera e përparme është prej 12 megapixel dhe me sensor stabilizues.