Facebook-u me një ndryshim nga një dhjetori

Facebook-u me një ndryshim nga një dhjetori

Auto&Tech November 22, 2022 - 13:40

Duke filluar nga 1 dhjetori, Facebook-u do të heqë një sërë detajesh personale në bio, që përdoruesit mund t’i ndajnë në profilet e tyre.

Këto fusha përfshijnë si “I/e interesuar për”, që tregon orientimin seksual të një përdoruesi, “Pikëpamjet fetare”, “Pikëpamjet politike” dhe “Adresa”. Pjesa tjetër e informacionit si informacioni i kontaktit do të mbetet, transmeton Telegrafi.

Një zëdhënës i kompanisë tha për “TechCrunch” në një e-mail se arsyeja pas ndryshimit është për ta bërë rrjetin social më të lehtë për t’u përdorur.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook-ut, ne po heqim një pjesë të vogël të fushave të profilit: ‘I/e interesuar’, ‘Pikëpamjet fetare’, ‘Pikëpamjet politike’ dhe ‘Adresa’”, tha zëdhënësi në një deklaratë. “Ne po u dërgojmë njoftime njerëzve që kanë këto fusha të plotësuara, duke i bërë të ditur se këto fusha do të hiqen. Ky ndryshim nuk ndikon në aftësinë e askujt për të ndarë këtë informacion rreth vetes diku tjetër në Facebook”.