Shoferi që ngiste veturën Lamborghini në 300 orë përplaset në autostradë, vetura digjet nga flakët

Shoferi që ngiste veturën Lamborghini në 300 orë përplaset në autostradë, vetura digjet nga flakët

Auto&Tech November 24, 2022 - 19:54

Një shofer i ka dhënë gaz supermakinën e tij në autostradë me pothuajse treqind kilometra në orë dhe më pas përplaset fillimisht në parmakët e më pas duke prekur murin e rrugës.

Makina Lamborghini Huracán më pas ka marrë flakë dhe në pak dhjetëra sekonda është shkatërruar nga flakët, të cilat më pas janë shuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Dy personat në makinë kanë mbetur të padëmtuar pasi janë shpëtuar nga flakët, ndërsa 118 punonjësit e shëndetësisë, të mbërritur në vendngjarje.

Videoja, e xhiruar në një celular nga pasagjeri i ulur pranë shoferit, e cila u bë virale në të gjitha platformat sociale, dokumenton atë që ndodhi të dielën e kaluar në autostradë.

Pamjet tregojnë shpejtësinë që kalon 297 kilometra në orë pasi ka prekur 350, siç mund të dëgjohet në audion e bisedës mes dy pasagjerëve.

Për shkak të aksidentit të shkaktuar nga humbja e kontrollit të makinës, autostrada është mbyllur për qarkullimin mes dy pikave të pagesës së Avellinos. /oranews