Kjo është koha më e mirë e ditës për të publikuar video në TikTok

Kjo është koha më e mirë e ditës për të publikuar video në TikTok

Auto&Tech January 19, 2023 - 22:11

Analizat tregojnë se disa orë të ditës dhe javës janë më të mirat për të postuar video për të përmirësuar trafikun.

Nuk është sekret që TikTok është bërë një nga rrjetet sociale më të njohura, por ndoshta e vetmja platformë që u jep të gjithëve një shans për t’u bërë një sensacion viral.

Nëse jeni tashmë një tiktoker i etur ose dëshironi të bëheni të njohur, ja se si ta përmirësoni angazhimin tuaj.

Marketing Hub analizoi më shumë se 100 mijë postime dhe zbuloi se cilat pjesë të ditës dhe gjatë javës janë më të mirat për të postuar video, në mënyrë që të rritet shikueshmëria dhe të arrihet një angazhim më i madh i përdoruesit me përmbajtjen e publikuar.

Këtu janë rezultatet e tyre:

E hënë: 6:00, 10:00 dhe 22:00

E martë: 14:00, 16:00 dhe 21:00

E mërkurë: 7:00, 8:00 dhe 23:00

E enjte: 9:00, 12:00 dhe 19:00

E premte: 5:00, 13:00 dhe 15:00

E shtunë: 11:00, 19:00 dhe 20:00

E diel: 7:00, 8:00 dhe 16:00.